La Liga "thatsirë" për gola, më e dobëta në top-5 ligat europiane (FOTO LAJM)

Shifrat nuk janë mashtruese. Në Francë, Gjermani, Itali dhe Angli shënohen më shumë gola sesa në Spanjë. Për shumë, "liga më e mirë në botë" ka mbetur prapa, për sa i përket golave.

E kundërta është e vërtetë në Premier League , ku nuk është e çuditshme të vëzhgohen rezultate përplasëse dhe të mëdha çdo javë.

Në Angli, në 38 ndeshjet e zhvilluara deri më tani, janë shënuar 144 gola (3.79 gola për ndeshje, mesatarisht), ndërsa në Spanjë, me 43 ndeshje, janë shënuar vetëm 95 gola, me një mesatare prej 2.21 për ndeshje. Kjo është mesatarja më e ulët nga pesë ligat kryesore europiane.

Në vazhdën e Premier League është Bundesliga (3.41 gola mesatarisht), me 92 gola në 27 ndeshje, e ndjekur nga Serie A.

Në Itali, në 28 ndeshjet e zhvilluara në elitë, janë shënuar 95 gola (3.39 gola mesatarisht). Në vendin e katërt është Ligue 1, me një mesatare prej 3 golash për ndeshje (2.67), ose 160 gola në 60 ndeshje.

Pse mungojnë golat në La Liga? Një pyetje dhe shumë përgjigje të mundshme. Afrimi i trajnerëve dhe përmirësimi i sistemeve mbrojtëse të ekipeve spanjolle është një prej tyre. Gjithnjë e më shumë teknikë po planifikojnë ndeshjet e tyre me premisën e mbajtjes së portës të pastër dhe të mos rrezikojnë së tepërmi.

Ideja është e qartë: pësoni sa më pak të jetë e mundur dhe shënoni ato pak mundësi që krijoni kundër rivalit tuaj. Në Angli, për shembull, është e kundërta. Ndeshjet e hapura janë akoma të zakonshme atje, sepse I jepet përparësi spektaklit. Synimi për të shënuar dhe për të fituar e tejkalon frikën e pësimit dhe humbjes.

Në Premier League, rezultatet janë edhe më befasuese këtë sezon (fitorja 7-2 e Aston Villa ndaj Liverpool, 6-1 nga Tottenham ndaj Manchester United…) Përkundrazi, në La Liga barazia midis ekipeve po mbizotëron në fushë, gjithashtu edhe në rezultatet përfundimtare. Natyrisht, goli është edhe sinonim i talentit. Eksodi i figurave të mëdha nga futbolli spanjoll nuk ndihmon. Largimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi, i Ferran Torres te Manchester City apo i Rodrigo Moreno te Leeds janë një shembull i qartë i kësaj. Pa të gjitha këto, nuk është për t’u habitur që rezultati më i përsëritur në La Liga është barazimi i bardhë. Deri në gjashtë herë këtë sezon, ndeshjet kanë përfunduar pa gola.

Shtuar më 19/10/2020, ora 08:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori