Formacioni më i mirë në La Liga: Iker Casillas - Real Madrid
Një ndeshje mes futbollistëve më të mirë të La Ligas me ata të Premier League-s? Ideja është hedhur ditë më parë në Angli, të cilët janë shfaqur të pakënaqur me votimin që u bë në mbrëmjen gala të "Topit të Artë 2012" ku e gjitha 11-shja më e mirë i takonte kampionatit spanjoll.
Këtë iode e përkrah edhe mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique, i cili është shprehur se do të ishte një spektakël i vërtetë nëse do të ndodhte diçka e tillë pasi do të viheshin përballë futbollistët më të mirë për momentin dhe mbi të gjitha do të luanin në një ekip Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. /albeu.com/