Lacio udhëton në Skoci me dy portierë shqiptarë (FOTO LAJM)

Lacio do të luajë sot në transfertë ndaj Celtic, aty ku do të tentojë të marrë një fitore për t’u afruar më shumë me kalimin në turin tjetër të Ligës së Europës. Pak ditë më parë, probleme në stërvitje shfaqi portieri Strakosha por gjithçka kaloi megjithatë Proto nuk është në gjendjen më të mirë.

Në drejtim të Skocisë, ka udhëtuar edhe një tjetër portier shqiptar. Trajneri Simone Inzagi, ka grumbulluar portierin e talentuar Marko Alia i cili aktivizohet me të rinjtë e Lacios dhe është një nga më të dalluarit në skuadrën e Primaverës.

Natyrisht, titullar do ta nisë Strakosha teksa Alia do të ketë petkun e portierit të tretë dhe shanset që të luajë këtë ndeshje, thuajse nuk ekzistojnë fare. Në drejtim të Skocisë, ka udhëtuar edhe mesfushori shqiptar, Valon Berisha.
Shtuar më 24/10/2019, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori