Ancelotti në ankth, edhe Lewandowski nuk stërvitet

Nuk kanë fund lajmet e këqija për Ancelottin para ndeshjes ndaj Realit. Skuadra bavareze rrezikon që në sfidën e së mërkurës të mos ketë në dispozicion Robert Lewandowskin, i i cili nuk është stërvitur as sot me skuadrën për shkak të dëmtimit në shpatull. Mbetet të shihet nëse nesër do t’i bashkohet ekipit në stërvitjen e fundit para ndeshjes me “Los Blancos”.

Lajmi i mirë është se portieri, Manuel Neuer, ka zbritur në fushë. Ai është stërvitur me topin, që do të thotë se gjasat janë shumë të mira që të jetë titullarë të mërkurën në “Alianz Arena” ndaj Realit në Ligën e Kampionëve sipas gjermanes Bild.

Kujtojmë se tashmë zyrtarisht në këtë ndeshje do të mungojë Mats Hummels, ndërkohë që për Realin mungojnë Pepe dhe Varane./albeu.com/

Shtuar më 10/04/2017, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori