Lamtumirë emocionuese për Jamie Carragher (FOTO LAJM)

Pas Sir Alex Ferguson dhe David Beckham një tjetër emër i madh i futbollit anglez i ka dhënë sot lamtumirën futbollit. Jamie Carragher, kapiteni dhe mbrojtësi legjendar i Liverpool dhe kombëtares angleze ka luajtur sot ndeshjen e tij të fundit në "Anfield Road" përballë QPR.

"The Reds" fituan minimalisht 1-0 me gol të Coutinho në pjesën e parë duke ia zbukuarar festën Carragher.

Për futbollistin që për 17 vjet mbrojti vetëm ngjyrat e Liverpool tifozët dhe klubi nga Anfield kishin përgatitur një dekor fantastik. "JC23" kishin pushtuar pjesën e ultrasve, të cilët e kanë duartrokitur dhe brohoritur përgjatë gjithë ndeshjes teksa lojtari nuk mundi ti mbante lotët. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2013, ora 21:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori