Luftoi deri në sekondën e fundit të jetës së tij por nuk ia doli të triumfonte në betejën më të vështirë. Klas
Ingesson ndërroi jetë në një klinikë suedeze në moshën 46 vjeçare.
"Luftëtari", kështu thirrej nga tifozët në çdo stadium ku shkeli këmba e tij pas një karriere të gjatë në Itali me fanellat e Barit, Bolognas dhe Lecces por edhe me kombëtaren e Suedisë me të cilën luajti 57 ndeshje.
Në vitin 2009, ai u diagnostikua me osteoporozë në fazë të avancuar. Sëmundja kërkoi ta rrëzonte por ai u ringrit disa herë me dëshirën për të jetuar, madje u rikthye edhe në fushën e lojës si trajner i Elfsborg gjatë vitit të shkuar.
Situata mori tatëpjetën në fillim të muajit
tetor të 2013-ës, çka e
detyroi të largohej përgjithmonë nga sporti të cilit i dha shumë gjatë gjithë karrierës së tij si profesionist.
Ai e humbi këtë betejë, por grinta dhe dashuria për futbollin do të mbeten përherë në zemrat e njerëzve që e mbështetën në mbarë Evropën pasi ai mbajti të veshur edhe fanellën e Olimpikut të Marsejës, Sheffield Wednesday e PSV Eindhoven. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2014,
ora 19:00