Lamtumirë Londër, mirupafshim në Rio (FOTO LAJM)

Ceremonia e mbylljes së Lojerave Olimpike Londër 2012
Pëlqej
Londër 2012
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Pas 16 ditëve gara nga disiplina të ndryshme, sonte përfunduan zyrtarisht Lojërat Olimpike të XXX Londra 2012. Për mbylljen e Lojërave Olimpike, britanikët kishin përgatitur një ceremoni spektakolare dhe po aq madhështore sa ajo që hapi këtë olimpiadë më 27 korrik.

Nën prezencën e Princit Harry dhe dukeshës së Kembrixh, ceremonia ishte e tëra e konceptuar rreth një dite të zakonshme në kryeqytetin britanik, ku në qendër të stadiumit ishin vendosur dhe disa prej momumenteve simbol të Londrës, si Big Ben, kulla e parlamentit apo syri i Londrës.

Gjithcka nisi me Londrën e viteve 50-të, për të bërë më pas një udhëtim në kohë deri në ditët e sotme shoqëruar dhe nga disa prej himneve më të mëdha muzikore ndër vite që shpalosnin paralelisht dhe ndryshimin e jetesës londineze.

Ceremonia vijoi më pas me parakalimin e flamujve të të gjitha vendeve pjesmarrëse në këtë edicion të 30 të lojrave olimpike, në një arenë ku pak nga pak filloi të formohej flamuri i Britanisë së madhe. Të gjitha delegacionet më pas parakaluan një nga një në stadium, ndërkohë që të gjithë medalistëve të skudër britanike i ishte rezervuar një hyrje e vecantë, mes turmës së tifozëve të stadiumit olimpik.

ceremoni gjithashtu organizatorët falenderuan zyrtarisht dhe të gjithë vullnetarët që ishin pjesë e kësaj olimpiade përpara se të dorëzonin zyrtarisht flakën olimpike te organizatorët e Rio De Zhaneiros, qytetit që do të mirëpresë lojrat olimpike të vitit 2016.

Portali Albeu ju fton të shihni më sipër 40 fotografi nga ceremonia e mbylljes. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2012, ora 00:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori