Lazio - Inter, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

Ditën e sotme, Serie-A rezervon një sfidë mjaft interesante.

Duke filluar nga ora 15:00, në "Olimpico”"do të luhet sfida mes Lazio-s dhe Inter, e vlefshme për javën e tretë të kampionatit italian.

Trajneri i bardhekaltërve, Simone Inzahi do të hedh në fushë një formacion 3-5-2, e portieri i kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha do ta nisë nga minuta e parë. I vetmi ndyshim nga ndeshja me Atalantës është ai në mbrojtje, ku në vend të Gabarron do të luaj Patric.


Ashtu si Inzaghi, edhe trajneri i zikaltërve, Antonio Conte ka preferuar të luaj me një skemë 3-5-2, me dydhëmbshin sulmues Lukaku-Martinez. Vidal dhe Hakimi ashtu si në sfidën ndaj Benventos e nisin si titullar.
Shtuar më 04/10/2020, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori