Lazio-Napoli, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

LAZIO (4-3-2-1)
Ndeshja e parë e ditës në Serie A do të luhet në orën 12:30 dhe përbën edhe kryendeshjen e javës së fundit të fazës së parë. Në Stadiumin "Olimpico" Lazio do të presë Napolin vetëm një javë pasi shpërdoroi një avantazh prej 2 golash në derbi.

Stefano Pioli nuk do të ketë në dispozicion për këtë takim tepër delikat shumë emra të rëndësishëm, në një kohë kur "të kaltërit" paraqiten në kryeqytet me "artilerinë e rëndë" në sulm dhe të vetëdijshëm për forcën e tyre, për më tepër klubi kampan i fitoi me rezultat të njëjtë 4-2 dy përballjet e sezonit të kaluar.

Pritet që të jenë titullarë nga minuta e parë dy shqiptarët Etrit Berisha dhe Lorik Cana. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2015, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori