Letra emocionuese e e De Biasit për lojtarët (FOTO LAJM)

Letra e trajnerit drejtuar lojtarëve
Në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme për pozicionin e Shqipërisë në raport me botërorin 2014, trajneri Giani de Biasi i ka dërguar skuadrës së kombëtares së Shqipërisë një letër emocionuese dhe mjaft nxitëse. Ai i ka thënë lojtarëve se ata mund të bëhen të mëdhenj dhe ata mund të jeni të parët që mund të kualifikoheni në një botëror.

De Biasi i ka kërkuar lojtarëve të jenë të gatshëm për të luftuar, për të vuajtur, për të derdhur lot për bluzën, që mbajnë të veshur, se vetëm kështu mund të arrihet qëllimi. /albeu.com/

Ja letra e plotë:

“Sot fillon një rrugë e re

Nuk ka rëndësi se sa kohë kemi punuar së bashku, sepse ajo që SOT ka rëndësi, është që duke filluar që tani, NE do të hedhim bazat “për tu bërë të mëdhenj”. Një mënyrë e re e të qenit, ata të cilët askush prej jush nuk e ka njohur më parë. Duke filluar që sot, me MUA do të keni vetëm një mundësi: Të dilni në fushë dhe të behni të mëdhenj. Heronj në hapësirën tonë. Mjafton vetëm pak, mjafton ta kërkosh. Mund të bëheni ai grup lojtarësh që deri më sot i kanë quajtur një grup “djemsh të mirë”, ose të filloni të bëheni një GRUP që ka dëshirën të fitoj diçka të rëndësishme. Në fillim do të jeni një GRUP për të mbrojtur vetën TUAJ dhe për të mbrojtur shokët tuaj, një GRUP të cilët çdo kundërshtarë duhet ti ketë frikë. Nuk ka taktik që të ndihmon, nuk është 4-1-4-1, që do na bëjë të shkojmë larg dhe të arrijmë objektivat. Është dëshira për të punuar çdo minutë së bashku në fushë gjatë stërvitjeve, gjatë mbledhjeve teknike dhe gjatë ndeshjeve ajo që do të na shtyjë përpara.

FITORET përgatiten dhe jo gjithmonë fiton më i forti. Ndonjëherë fiton ai që ka më shumë dëshirë, kush është më i përgatitur në një moment të caktuar, kush niset i pari, kush është më i vëmendshëm në çdo detaj. Nëse do të arrijmë këtë në sytë tuaj, kundërshtarët do të shohin një dritë që nuk është gjë tjetër, por vendosmëria JUAJ për të arritur fitoren.

Dhe nëse në çdo moment do të jeni të gatshëm për të LUFTUAR, PËR TË VUAJTUR, PËR TË DERDHUR LOT PËR BLUZËN, QË mbani veshur për të ndihmuar shokun TUAJ, nuk do të jeni inferior ndaj askujt. UNË KAM BESIM TEK JU. Mund të jeni të parët që mund të kualifikoheni në një Botëror në historinë e këtij KOMBI, të KOMBIT TUAJ, të KOMBIT të baballarëve dhe nënave TUAJ, një KOMB të cilin edhe unë kam filluar ta ndjejë pjesë timen. Mund të jeni të parët që arrini një objektiv kaq të rëndësishëm për Shqipërinë. Dhe kur një ditë të ktheheni në shtëpi, do të jeni të vlerësuar. Përgjithmonë do të flasin për ju dhe për atë që ju keni bërë. Jeni të gjithë të rritur, bëni punën më të bukur në botë dhe ka ardhur momenti që të kapni çdo çast që jeta ju ofron. Dilni në fushë dhe filloni. UNË KAM BESIM DHE JAM ATY ME JU.
Shtuar më 05/09/2013, ora 16:24
Mefail Palushi
e Enjte 5 Shtator 2013, Ora 20:07
Je nje Legjend e vertet Z De Biasi, meriton te ngrihet nje permendore persegjalli.
Zoti ti letesoft dhimbjet dhe sherim sa me te shpejt, kam shume besim se ne coft se cunat do te fitojn keta dy ndeshje ti vertet do behesh shume mire.
Respekte nga Swedia nga nje tifoz i zjarrt por qe nuk na u dha mundesia per ta ndjekur ket ndeshje nga afer !
gani sh
e Premte 6 Shtator 2013, Ora 14:07
o imadhi de biazi ju po na e shendrroni kombin ne super fuqi te fudbollit ne tifozet e kombetares se shqiponjave do jemi mirnjohes i juaj ne zhdo koh , deshira nuk o vetem e juaja per nje sukse te madhe e historik per te prekur kulmin e fudbollit modern e per te pae brazilin nga aver por o deshir kombit rte cilit ju po e dirigjoni me sakrefic dhe mund per te ber nje skuader moderne dhe shume te rrezikshme per zhdo kundershtar qe e ka fatin te na del perpara juve i madhi de biaz dhe ushtarve te juv sukses ne keto kater luftera qe do i beni te nje pasnjeshme suksese kombetare e kuqe .......
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori