Levante-Barça, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

LEVANTE (4-5-1)
Pëlqej
Barcelona duket se është rikthyer njësoj si më parë për të dominuar sërish gjithë kundërshtarët që i dalin përpara dhe dita e dielë pritet të përforcojë akoma më shumë një perceptim të tillë.

Luis Enrique përveçse po zgjidh problemet e shumta që ekzistonin në aspektin e lojës duke përshpejtuar ritmin, njëkohësisht po vlerëson gjithashtu edhe të rinjtë e mbërritur nga akademia duke i bërë tashmë edhe ata pjesë të mekanizmave të ekipit blaugrana, një strategji tepër efikase kjo për të evituar bllokadën që është vënë mbi klubin nga organizmi më i lartë botëror i këtij sporti.

Impenjimi i radhës për Barçën do të jetë sot në orën 21:00, në Valencia, ndaj skuadrës së dytë të këtij qyteti.

Të vetmen fitore në histori ndaj tyre Levante e ka siguruar plot pesë dekada më parë, megjithatë katalanasit kanë dështuar për të fituar në 2 nga katër vizitat e tyre të fundit në stadiumin "Ciudad de Valencia".

Këtë radhë sidoqoftë askush nuk pret surpriza me formën e kundërt që kanë shfaqur deri më tani këto dy ekipe, për më tepër që skuadra e Luis Enriques ende nuk ka pësuar as gol në ndeshjet kompetitive të këtij sezoni, por gjithashtu ky takim ngjan si mision i pamundur për Leventen për shkak të problemeve që do të ketë trajneri Jose Luis Mendilibar pas mungesave të shumta. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori