Liga me një relacion të gjatë i argumenton 4 pikat qeverisë (FOTO LAJM)

Futbolli është ndalur në vendin tonë, pasi 10 klubet e Superiores janë bërë bashkë dhe kërkojnë t’u plotësohen katër kërkesa. Qeveria gjatë muajit gusht nuk u mori përsipër dhe Liga e Futbollit vendosi që të bojkotojë kampionatin elitar të futbollit në vend.

Kjo bëri që të kishte replika në media, deri në momentin që Fidel Ylli u ul në tavolinë me përfaqësuesit e klubeve të Superiores dhe u kërkoi një relacion të plotë mbi kërkesat që komuniteti i futbollit ka.

"Në letrën e datës 10 Gusht 2020 drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, Liga Profesioniste e Futbollit ka parashtruar 4 kërkesa për t’u plotësuar nga ana e qeverisë, të cilat po i rendisim më poshtë të shoqëruar edhe me argumentet tona", shkruhet në fillimin të dokumentit, ndërkohë që Liga e Futbollist argumenton përmes 12 faqeve kërkesat e tyre ndaj qeverisë.

. Katër kërkesat e Ligës janë:

1. Ndryshime në ligjin për sponsorizimet duke aplikuar sistemin e zbritjes nga tatim fitimi, pasi varianti aktual nuk është atraktiv për sponsorat, ç’ka e vërteton edhe realiteti i deritanishëm.
2. Përfshirjen e futbollit në TVSH-në e reduktuar me 6%
3. Faljen e gjobave dhe kamatvonesave
4. Zgjatjen e periudhës së përjashtimit nga tatim-fitimi mbi të ardhurat e futbollistëve nga 2-10 vite.

Pikërisht për të 4 kërkesat, Liga ka argumentuar në detaje secilën prej tyre për t’ia dërguar qeverisë.
Shtuar më 26/09/2020, ora 15:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori