Liga Profesioniste nxjerr në shitje emrin e Superligës, zbulohen çmimi dhe kriteret (FOTO LAJM)

Ndërkohë që ka konfirmuar vijimin e bojkotit të futbollit deri në plotësimin e 4 kërkesave nga ana e qeverisë, Liga Profesioniste në Shqipëri ka njoftuar sot se ka nxjerrë në shitje emrin e Kategorisë Superiore.

Në njoftim thuhet se në shitje ka dale emri vetëm për sezonin 2020-2021 dhe se ofertat duhet të nisin nga një dysheme prej 10 milionë lekësh të reja, ndërsa theksohet se kompania duhet të ketë një imazh të shkëlqyer në vend.

Afati që Liga Profesioniste ka vendosur për dorëzimin e ofertave është data 23 tetor, megjithatë duket pak e çuditshme se si po nxirret në shitje emri i Superligës për një sezon që nuk dihet kur do të startojë dhe a do të zhvillohet brenda formatit të paracaktuar.

Shtuar më 14/10/2020, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori