Lista e "Topit të Artë" bën xhiron në internet, zbulohet fituesi (FOTO LAJM)

Zhvillohet mbrëmjen e sotme në Paris të Francës, ceremonia e “Topit të Artë”, çmimi i përvitshëm që jepet nga revista “France Football”, ku 173 gazetarë nga e gjithë bota kanë votuar për lojtarin më të mirë të vitit.

Parashikimet janë të mëdha që fituesi të jetë Luka Modriç, e duke lënë pas në podium Cristiano Ronaldon dhe Antoine Griezmann. Kroati mendohet të jetë i pari që do të thyejë hegjemoninë 10-vjeçarë të Ronaldos dhe Mesit në këtë çmim individual, ku të dy e kanë fituar nga 5 herë. I fundit para tyre, ka qenë Kaka që e ka fituar këtë çmim.

Në rrjetet sociale po qarkullon një listë me 30 të nominuarit e Topit të Artë, ku vendin e parë e zë Modriç me 753 pikë, ndërsa Ronaldo ndjek i dytë, e Griezmann i treti.

Koincidencë që e bën të besueshme këtë listë, është fakti se deri në këto momente, vendet e fundit nga 30 të nominuarit që janë publikuar nga France Football, janë ekzatësisht të njëjtët.

France Football”, do të publikojë renditjen e 30 të nominuarve, deri në kulmin e mbrëmjes, që do të nisë në orën 21:00, e ku do të akordohet edhe çmimi i madh i “Topit të Artë”.
Shtuar më 03/12/2018, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori