Liverpool, Balotelli "bllokon" dy afrime nga Serie A (FOTO LAJM)

Sergio Romero - Sampdoria
Lëvizje të mëdha në aksin Itali-Angli. Sipas asaj që shkruan sot "Mail on Sunday", Liverpooli po kërkon të bëjë disa blëerje në Serie A, por më parë duhet të sistemojë Mario Balotellin. Super-Mario mund të shitet te Sampdoria për të favorizuar mbërritjen në "Anfield Road" të Sergio Romeros.

Më pas, "The Reds" do të synojnë edhe Gonzalo Higuain, i cili vlerësohet nga Napoli me rreth 38 milionë euro. Dhe në operacionin për argjentinasin mund të futet edhe Lucas Leiva, i cili është shumë pranë Interit. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori