Liverpooli stërvitet në borë (FOTO LAJM)

Moti i keq ka pushtuar Britaninë e Madhe ndaj futbollistët e Liverpool-it janë stërvitur në borë në prag të sfidës së nesërme në Premier League kundër West Ham United.

Pavarësisht temperaturave të ulëta djemtë e Brendan Rodgers janë parë në një humor të mirë ku nuk kanë munguar as shakatë me njëri-tjetrin.

Tjetër fakt që ra në sy gjatë stërvitjes së sotme ka qënë edhe përfshirja e sulmuesit Daniel Sturridge, i cili duket se po rikuperohet plotësisht nga dëmtimi që po e mban prej javësh larg fushave të futbollit. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2015, ora 15:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori