"Lojtari i Vitit UEFA", ja 3 finalistët (FOTO LAJM)

Manuel Neuer (Bayern Munchen/Gjermani)
Pëlqej
Lista prej 10 futbollistësh është reduktuar në tre, në pritje të zbulimit të "Lojtarit të vitit të UEFA-s". Dy finalistë janë pjesë e Bayern Munchen, holandezi Arjen Robben dhe portieri gjerman Manuel Neuer. Ata do të sfidojnë fituesin në fuqi të "Topit të Artë", Cristiano Ronaldon, në përpjekje për ta fituar këtë çmim të UEFA-s, si më i miri në Europë për vitin 2014.

Kjo "trio" ishte pjesë e një liste fillestare prej 10 lojtarësh, të cilën UEFA e publikoi në korrik. Ajo përfshinte Angel Di Marian, Diego Costan, Luis Suarezin, Lionel Messin, Filip Lahmin, Thomas Mullerin dhe James Rodriguez.

Në Monako, më 28 gusht, gjatë tërheqjes së shortit për Champions League do të shpallet edhe lojtari më i mirë në Europë për këtë vit. /albeu.com/

Shtuar më 14/08/2014, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori