Look-u i vjetër i Mavraj krijon humor te Koln (FOTO)

Mbrojtësi i Kombëtares Mërgim Mavraj ndodhet me ekipin e tij Koln në SHBA ku po kryen fazën përgatitore para startit të fazës së dytë të Bundesligës. Ekipi gjerman, që si objektiv ka qëndrimin në Bundesliga I edhe sezonin e ardhshëm, përveç punës edhe po argëtohet.

Mërgim Mavraj ka qenë një prej lojtarëve më aktivë në këtë grumbullim duke dhënë shpesh intervista në lidhje me udhëtimin por dhe përgatitjet e skuadrës.

Ndërsa së fundmi modeli flokëve të tij, në kohën kur luante për Darmastadt, është komentuar jo pak nga shokët e tij të ekipit, por sigurisht që Mavraj e ka marrë me sportivitet. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori