Lorik Cana, baba për herë të dytë! Monica në pritje të ëmbël (FOTO LAJM)

Ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana do të bëhet baba për herë të dytë!

Pas djalit Bojken, në familjen e tyre do të vijë një tjetër vogëlush ose vogëlushe pasi ende nuk e dimë gjininë e bebushit.


Lajmin e ka dhënë vetë mami Monica e cila ka publikuar një foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

Pas saj, duke e përqafuar, qëndron vetë Loriku, i cili i ka vënë duart te barku i saj.

Monica shfaqet tepër në formë e veshur me një fustan ngjyrë kremi, dhe duket se nuri i shtatzënisë ka bërë të tijën!

Buzëqeshja në fytyrën e çiftit tregon lumturinë e madhe që ndiejnë ata për këtë pritje të ëmbël!

Shtuar më 15/09/2019, ora 08:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori