Lovren bën gjestin e madh, vë në dispozicion hotelin e tij për kroatët e pastrehë nga tërmeti (FOTO LAJM)

Ylli i futbollit kroat, Dejan Lovren ka bërë një gjest për lavdatë pas tërmetit që ndodhi në vendlindjen e tij.

Ish-ylli i Liverpoolit, aktualisht futbollist i Zeniti ka lëshuar hotelin e tij për të pastrehët në Kroaci.

Hoteli luksoz i Lovren që ndodhen në ishullin kroat Pag ka 17 dhoma apartamentesh dhe është një nga më luksozët në këtë zonë.

Pas lajmërimit të Lovren për ofrimin e hotelit të tij, menjëherë janë lajmëruar 16 familje të pastrehë që do vendosen menjëherë atje.
Shtuar më 29/12/2020, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori