Loew nuk e grumbulloi për Botëror, ku gjendet tani talenti i Gjermanisë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një nga surprizat më të mëdha në këtë prag Botërori ka qenë lënia jashtë kombëtares gjermane e talentit Leroy Sane.

Ylli i Manchester City u shpall lojtari i ri më i mirë në Angli, por nuk u preferua nga trajneri gjerman, Joachim Loew.

Megjithatë ai nuk duket i shqetësuar, pasi kjo periudhë po i hyn në punë për të pushuar.

22-vjeçari është nisur drejt Kalifornisë me të dashurën, Candice Brook.

Kjo e fundit ka postuar disa foto të nxehta nga pushimet e tyre.

Thuhet se Sane u përjashtua nga Gjermania pasi ai nuk ka dhënë shumë për kombëtaren. Stili i tij i jetesës nuk përputhet me disiplinën gjermane.

Ai nuk pranoi të grumbullohej me kombëtaren vitin e shkuar, duke thënë se do bënte hundën operacion.

Një tatuazh i vetes së tij në shpinë mendohet se e ka acaruar ndjeshëm trajnerin gjerman.
Shtuar më 12/06/2018, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori