Luis Enrique, trajneri më i mirë i Barcelonës (FOTO LAJM)

Luis Enrique, rekordmen i Barcelonës
Numrat dhe statistikat e historisë së futbollit kurrë nuk gënjejnë. Dhe duke iu referuar shifrave del në dritë një fakt mjaft interesat: edhe pse ende nuk ka shijuar një titull me Barcelonën, Luis Enrique rezulton të jetë trajneri më i mirë në historinë e klubit katalanas nëse u referohesh 50 ndeshjeve të para.

fakt, nën drejtimin e asturianit Blaugranat kanë zhvilluar në total 50 duke fituar 42 takime, ka barazuar në 3 të tjera dhe ka humbur 5, duke shënuar 143 gola dhe pësuar 31. Statistika këto të jashtëzakonshme nëse i krahasojmë me ato të ish-trajnerëve të mëdhenjë të Barcelonës, përcjell Portali Albeu.


Këto statistika të frikshme të Enriques do të merrnin më shumë vlerë nëse katalanasit arrijnë ta mbyllin me trofe sezonin, teksa janë në garë në të tre frontet, në Kampionat, në Kupë dhe në Champions Leuage. Nëse i fiton të gjithë trofetë, Enrique do të parakalonte edhe Pep Guardiolën. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2015, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori