Luis Suarez, stërvitja e parë me Barçën (FOTO LAJM)

Pëlqej
Stërvitja e parë me Barcelonën për Luis Suarez. Sulmuesi uruguajan, goditja e madhe e klubit blaugrana gjatë kësaj merkatoje, nuk u fal nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv përsa i përket kafshimit që i bëri Giorgio Chiellinit në Botëror duke lënë në fuqi vendimin e FIFA-s (skualifikim 4 muaj dhe 9 ndeshje pezullim me kombëtaren).

Por Gjykata e Lozanës i dha të drejtë ish lojtarit të Liverpool, për të cilin Barça pagoi plot 80 milionë euro, të stërvitet me ekipin e tij të ri.

Kështu, Suarez kreu sot stërvitjen e parënën urdhërat e Luis Enriques dhe në 18 gusht, gjatë trofeut Gamper, do të prezantohet para tifozëve. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori