"Mallkimi" i dëmtimeve prek edhe Napolin (FOTO LAJM)

Gonzalo Higuain
Pëlqej
Rafa Benitez dhe Napoli i tij duhet të harrojnë disfatën në Champions League përballë Arsenal dhe të mendojnë për sfidën e javës së shtatë në Serie A përballë Livornos. Por tekniku spanjoll nuk do të ketë të gatshëm për shkak dëmtimesh plot 4 lojtarë shumë të rëndësishëm të formacionit bazë: Higuain, Albiol, Maggio dhe Zuniga. Pra nesër, ora 15.00, në "San Paolo" do të shohim një Napoli të përgjysmuar.

Një problem të tillë po e vuan Milani prej muajsh, madje në shifra edhe më të larta, por në një kohë kur sezoni hyn në fazën e tij më të nxehtë mungesa e lojtarëve kaq të rëndësishëm do të peshojë shumë në skuadrën e Benitez. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2013, ora 15:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori