Manchester City kërkon 4 yje (FOTO LAJM)

Jack Wilshere - Arsenal
Dy mesfushorët anglezë Jack Wilshere dhe Jordan Henderson janë surprizat më të mëdha në listën e shpenzimeve të Manchester City-t për merkaton e ardhshme.

Kampionët në fuqi të Anglisë duan një formacion sa më anglez duke parë edhe mundësitë e mëdha të largimit për Frank Lampard dhe James Milner.

Sipas "Daily Mail", përveç dy emrave të sipërpërmendur, City po monitoron edhe sulmuesin e Liverpool Raheem Sterling, i kërkuar edhe nga Real Madrid si dhe për mesfushorin e Juventusit Paul Pogba..

Daily Mail shkruan se City duhet t’i ofrojë Arsenalit dhe Liverpoolit të paktën 41 milionë euro për të siguruar kartonat e Wilshere dhe Henderson, ndërsa për francezin shpenzimet duhet të jenë më të mëdha. /albeu.com/


Shtuar më 08/04/2015, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori