Manchester United, 70 milionë nga 6 shitje (FOTO LAJM)

Marouane Fellaini - 20 milionë sterlina
Pëlqej
Louis van Gaal është duke marrë vendimet e fundit përsa i përket futbollistëve që do të largohen nga Manchester United kur jemi një javë para sezonit të ri në Premier League. Marouane Fellaini, Chicarito, Nani, Shinji Kagawa dhe Wilfriend Zaha besohet se janë emrat e futbollistëve që tekniku holandez ka vendosur t’i largojë nga "Old Trafford".

Bie në sy emri i mesfushorit belg, i cili u transferua nga ish menaxheri David Moyes për 27.5 milionë sterlina nga Everton duke bërë shumë bujë, por që nuk tregoi atë që pritej te "Djajtë e Kuq". Ai mund të transferohet në Napoli për jo më shumë se 20 milionë..

Japonezi Kagawa pëlqehet nga Borussia Dortmundit dhe Atletico Madrid, ashtu si edhe Javier Hernandez, ndërsa Nani dhe Anderson, që së bashku i kanë kushtuar United plot 40 milionë sterlina, nuk janë më pjesë e planeve të Van Gaal.

Nga gjashtë shitjet e mundshme United pritet të arkëtojë rreth 70 milionë sterlina. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2014, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori