Manchester United, goditje treshe në Janar (FOTO LAJM)

Kevin Strootman - Roma
Pëlqej
Gjatë verës shpenzoi rreth 200 milionë euro, por Manchester United nuk ka ndermend të ndalet. Drejtuesit e "Red Devils" duan të rikthehen në majën e futbollit europian dhe për këtë, sipas asaj që shkruan "Daily Star", i kanë dhënë "ok"-in Louis Van Gaal për të vazhduar me investimet në merkato gjatë janarit.

Dhe tekniku holandez e ka gati listën e shpenzimeve: i pari në mbi të tjerët është Kevin Strootman i Romës dhe më pas dyshja e Borussia Dortmund dhe Gjermanisë Hummels-Reus.

Holandezi nuk e ka rinovuar ende kontratën me Romën ndaj dhe anglezët po rrinë gati me një ofertë prej 40 milionë eurosh. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori