Man.United, ja cilin numër do të mbajë Falcao (FOTO LAJM)

Pëlqej
Përforcimi më i fundit i Manchester United, Radamel Falcao, do të veshë fanellën me numrin 9 me ekipin nga "Old Trafford". Kolumbiani, i cili kaloi në Manchester në orët e fundit të merkatos verore, ka arritur një marrëveshje huazimi me United me mundësi blerjeje pas një sezoni për shumën e 65+8 milionë eurove.

"El Tigre" pritet të udhëheqë sulmin e "Djajve të Kuq" pasi atij i është dhënë fanella historike me numrin 9, e cila nuk kishte "pronar" që pas largimit të Dimitar Berbatov.

Gjatë fjalës së tij gjatë prezantimit te United Radamel Falcao u shpreh se po i bashkohet "klubit më të madh në botë". /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori