Maqedonia do zhvillojë një ndeshje miqësore më 23 mars ndaj Sllovenisë në Koper, ndërsa më 29 do të luajë kundër Bullgarisë në Shkup.
Trajneri Igor Angelovski ka publikuar edhe listën me lojtarët e grumbulluar për këto dy sfida.
Ajo që bie në sy janë tre futbollistë shqiptarë të
ftuar nga tekniku maqedonas, përcjell Portali Albeu.
Mes futbollistëve të
ftuar për ndeshjet me Slloveninë dhe Bullgarinë janë edhe mbrojtësi
Leonard Zhuta, i cili luan në Kroaci te Rijeka si dhe dy mesfushorët Armend Alimi i Shkëndijës së Tetovës dhe Agim Ibraimi i Mariborit në Slloveni. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2016,
ora 17:32