Marcos Rojo, skandal me "pullë të kuqe" (FOTO LAJM)

Sarah Watson - instruktore palestre
Marcos Rojo dhe Sarah Watson
Mbrojtësi argjentinas i Manchester United, Marcos Rojo, ka përfunduar mes telasheve tepër të rënda, nga ato që ai do të donte më mirë të mos merreshin vesh kurrë.

Pak kohë më parë, ai u vendos në shënjestër të akuzave për shkak se kishte cituar një shprehje të bosit të narkotrafikut kolumbian, Pablo Escobar, ndërsa këtë herë, lojtari i kombëtares "Albiceleste" ka përfunduar në mediat rozë, për shkak të një marrëdhënieje me Sarah Watson, instruktore palestre, me të cilën është takuar në një lokal të Manchesterit gjatë një feste për Krishtlindje, të organizuar nga skuadra.

Për fat të keq për lojtarin, i cili është i fejuar prej kohësh me modelen Eugenia Lusardo dhe baba i një vajze, ky nuk është thjesht një thashethem i ngritur nga tabloidët anglezë. Lojtari në fakt e kishte hedhur në gjyq instruktoren, duke e akuzuar se i kishte kërkuar para (100 mijë stërlina) për të mbajtur të fshehur raportin rastësor që kishin pasur së bashku.

Lajmi u publikua menjëherë nga "The Sun", që kishte kontaktuar edhe Manchester United, por duke e mbajtur të fshehtë emrin e lojtarit për shkak se Rojo kishte kërkuar të drejtën e privatësisë. Megjithatë, argjentinasi nuk shpëtoi dot nga skandali, pasi ishte gjykata, ajo që vendosi ta bënte publike çështjen, pasi siç mësohet, ka qenë Rojo ai që ka tentuar të paguajë Sarah Watson për të mos hapur gojë, ndërkohë që ajo vetë nuk e dinte se lojtari ishte i fejuar. Në gjyq humbi lojtari, duke i paguar shpenzimet ligjore instruktores. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2015, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori