Mario dhe Luixhi takohen në Glasgow (FOTO LAJM)

Mario Balotelli dhe Milani i tij kanë zbritur dje në Glasgow, aty ku sot në mbrëmje do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme përballë Celtic. Por mirëseardhja për "Super-Marion" ka qënë shumë e veçantë: një tifoz skocez kishte veshur një prej karakterëve më të njobhur të lojërave elektronike Nintendo, Luixhi dhe bashkë me Balotellin formuan për disa çaste dyshen e famshme: Mario dhe Luixhi.

Pas formës shumë të dobët që po kalon në Serie A, ku në ndeshjen e fundit ndaj Genoas humbi edhe një penallti, Mario Balotelli do të tentojë sot në mbrëmje ti japë kualifkimin për në fazën tjetër të Champions League skuadrës së tij. /albeu.com/


Shtuar më 26/11/2013, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori