E FUNDIT/ Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Massimo Moratti, ky president "trajnerngrënës" (FOTO LAJM)

Ottavio Bianchi
Klubi i Inter shkarkoi dje nga detyra e trajnerit Andrea Stramaccionin dhe disa orë më pas njoftoi emrin e teknikut të ri: Walter Mazzarri. Ish trajneri i Napolit ka firmosur një kontratë dy-vjeçare me klubin zikaltër, por nëse shohim precedentët e Interit me trajnerët, tekniku livornez nuk duhet të jetë asnjëherë i qetë dhe i sigurtë për postin e tij. Sipas një hulumtimi të Portalit Albeu, që prej vitit 1995 e deri dje Massimo Moratti ka ndërruar plot 18 trajnerë për skuadrën e tij duke filluar nga Ottavio Binachi e për të përfunduar te Stramaccioni.

Mes 18 teknikëve ka patur edhe nga ata që janë ulur dy herë në stolin zikaltër: Luciano Castellini dhe Roy Hodgson, por edhe nga ata që kanë qëndruar shumë pak duke bërë që brenda sezonit klubi të ndërrojë disa herë trajner.

Fenomeni i ndërrimit të trajnerit pavarësisht kohës që ka me skuadrën është shumë i përhapur në Itali. Në pak vjet Serie A ka qarkulluar aq shumë trajnerë sa çdo ligë tjetër do ta kishte zili. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2013, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori