Maurizio Sarri arrin akordin me Juventusin
Maurizio Sarri arrin akordin me Juventusin. Këtë e ka konfirmuar gazetari i njohur italian Tancredi Palmeri, i cili rrallë herë dështon.

Palmeri pohon se italiani do të largohet nga Chelsea pas përfundimit të finales në Europa Ligë, pasi ka arritur marrëveshje me Juventusin të zëvendësojë Maximiliano Allegrin.

Thuhet se ish-trajneri Napolit ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me vlerë 6 milion paund me kampionët e Serie A.

Sarri përfundoi i treti në Premier Ligë me Chelsean, duke siguruar një rikthim në Ligën e Kampionëve, ndërsa gjithashtu arriti në finalen e Kupës Carabao. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2019, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori