Mavraj kërkon falje: Mos e vini në diskutim dashurinë time për fanellën e Kombëtares (FOTO LAJM)

Pëlqej
Mërgim Mavraj, pas kartonit të kuq ditën e djeshme ndaj Skocisë, ka kërkuar falje publikisht në Instagram, përmes disa rreshtave.

Kapiteni kërkoi ndjesë edhe dje pas ndeshjes, por u pa i tensionuar, teksa nuk mungoi debati live në televizion, me moderatoren Hygerta Sako, apo edhe ish-lojtarin e Kombëtares, Ervin Fakaj.

POSTIMI I MAVRAJT

E ndjej të kërkoj publikisht falje për atë moment dobësie. Të gjithë gabojmë dhe këtë herë më ndodhi mua. Për Kombëtaren kam luajtur dhe i dëmtuar madje në situata edhe shumë më të vështira, ndaj ajo që kërkoj është të më kritikoni, sigurisht, por jo të vini në diskutim respektin dhe dashurinë për këtë fanellë e këto ngjyra. Shohim përpara, me bindje se Shqipëria do të kthejë kapitull. Të gjithë bashkë mund t’ia dalim përsëri, por nëse jemi të ndarë atëherë mund të na mposhtë kushdo.

Me respekt, Mërgim Mavraj
Shtuar më 18/11/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori