Maxi Lopez thumbon Wandën dhe Icardin (FOTO LAJM)

Bashkëshortja e Mauro Icardit ka marrë përgjigjen e pritur nga ish-bashkëshorti i saj Maxi Lopez, menjëherë pasi ajo foli në rrjetet sociale rreth pasionit dhe tifozërisë së djemve të saj për Interin.

Ajo madje shprehu se djemtë kanë qenë tifozë interistë edhe kur babai i tyre, Maxi Lopez vishte fanellën e Milan-it.

Gruaja e Mauritos gjithmonë është kritikuar në rrjetet sociale për shkak se mendohet se i detyron djemtë të veshin fanellën e Inter-it dhe jo të ekipeve të babait të tyre.

Por nuk ka vonuar përgjigjja e tij me një foto të postuar në Instagram, ku të tre djemtë kanë veshur fanellën e Vasco de Gamas.

"Luftë fanellash" dhe fëmijët njëherë bëhen interistë e njëherë vascianë. /albeu.com/


Shtuar më 27/12/2018, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori