Mbani frymën, sonte luhet finalja e Champions League (FOTO)

"I duruari, i fituari", është një shprehje popullore, dhe kur bëhet fjalë për një finale Championsi ja vlen të presësh. Shumë pak na ndajnë nga finalja spektakolare e Milanit, teksa do të përballen dy ekipe madrilene Real dhe Atletico.

Pas vetëm dy sezonesh kjo sfidë përsëritet sërish, janë sërish dy skuadrat nga Madridi që do të duelojnë ndërmjet tyre. Protagonistët janë thuajse të njëjtë ashtu si në finalen e Lisbonës ku Reali u shpall fitues pas kohësh shtesë (4-1).

Reali është në kërkim të Kupës së 11-të, ndërsa Atletico kërkon triumfin e parë në histori. “Galaktikët” janë ekspertë të finaleve, kanë shkuar 13 herë nga të cilat vetëm tre prej tyre kanë humbur.
Atletico shpreson që kjo të jetë e treta e vërteta në një kohë kur dy finalet e tjera kundër Bayern Munchen dhe Real Madrid i kanë humbur.

Në lidhje me formacionet në njërin krahë është konfirmuar aktivizimi i Ronaldos, ndërkohë që te Atletico nuk ka asnjë problem me dëmtimet. "Galaktikët" luajnë me skemën 4-3-3, ndërkohë që Reali 4-4-2. /albeu.com/

Shtuar më 28/05/2016, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori