Mbesa e Bujar Nishanit ndez sfidën ndaj Italisë (FOTO LAJM)

Modelja shqiptare Beniada Jakiç është një nga “ekspertet” e përzgjedhur nga radio “RTL 102.5”, për të treguar emocionet e ndeshjes Itali-Shqipëri të së premtes.

Beniada e ka pasion futbollin dhe klubin e Milanit, siç ka treguar ajo vetë për mediat italiane. “Një pasion i trashëguar nga ish-i dashuri im futbollist, emrin e të cilit nuk dua ta bëj publik”, theksoi 25-vjeçarja e cila aspiron të bëhet artiste e njohur.

Nëse në Itali njihet më shumë si modele e veshjeve intime, në Shqipëri ajo njihet edhe për faktin se është mbesa e presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

“Në vendin tim kanë folur shumë për mua falë kalendarit edhe për faktin se jam mbesa e presidentit të Shqipërisë. Të premten do të kem një luftë në zemrën time, pasi tani jam shumë e lidhur me Italinë”, shpjegoi Beniada para sfidës mes kaltërve dhe kuqezinjve.
Shtuar më 22/03/2017, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori