Mbretërit e golave në Europë (FOTO LAJM)

SERIE A: Alessio Cerci (Torino) 6 gola
As Lionel Messi e as Cristiano Ronaldo. Mbret i golit në Primera Division është Diego Costa. Sulmuesi brazilian i Atletico Madrid po kalon një formë të shkëlqyer këtë fillim-sezoni duke shënuar 10 gola nga 8 javët e para të La Liga-s dhe duke mbajtur "Los Colchoneros" në krye të klasifikimit së bashku me Barcelonën. Ndërsa dy yjet e Barçës dhe Real Madrid kanë nga 8 gola të shënuar.


Ai për momentin është golashënuesi më i mirë në Spanjë, por edhe në ligat më të forta të Europës: Sturridge (Premier League), Cerci (Seria A), Lewandowski (Bundesliga) kanë realizuar nga 6 gola, ndërsa Radamel Falcao, është golashënuesi më i mirë në Ligue I me 7 gola.

Ndërkohë në Europë kryeson sulmuesi i Heerenveen në Hollandë, Alfred Finnbogason me 11 gola të shënuar deri tani. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2013, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori