Mbrojtës nga Portugalia, trajneri i Kombëtares U-17 publikon listën e lojtarëve (FOTO LAJM)

Trajneri i Kombëtares, U-17, Elvin Beqiri ka bërë publike ditën e sotme, listën me 25 futbollistët e grumbulluar për turneun miqësor “2019 MERCEDES BENZ AEGEAN CUP” që do të zhvillohet në Turqi.

Në këtë kompeticion do të marrin pjesë 8 kombëtare të 17-vjeçarëve, të cilat do të jenë të ndara në 2 grupe. Kuqezinjtë e Beqirit bëjnë pjesë në Grupin B së bashku me Spanjën, Rusinë dhe Maqedoninë. Ndeshjet do të zhvillohen më 14, 15 dhe 17 janar.

listën e publikuar nga trajneri shkodran bien në sy lojtarët e ardhur nga Atalanta, AEK, Olimpiakos si dhe Riçard Abazaj, i cili aktivizohet në Portugalinë e largët, në radhët e skuadrës së Padroense. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2019, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori