Po i vdes vajza dhe babai, nëna përlot rrjetin me fotot e publikuara (FOTO LAJM)

Pëlqej
"Në pak ditë më duhet të varros këtë krijesë të mrekullueshme dhe më pas më duhet të bëj të njëjtën gjë edhe me babain tim".

Fjalët e një nënë nga Florida e quajtur Ally Parker kanë prekur rrjetin dhe tani shumë janë organizuar për të mbledhur ndihma për të, përcjell Albeu.com.

Vajza e saj pesë vjeç është prekur nga një kancer agresiv i trurit dhe mjekët nuk i kanë dhënë shpresë.

Në krah të saj qendron edhe babai i Ally-t, i cili gjithashtu vuan nga një sëmundje e neurologjike dhe nuk ka shpresë shërimi.

Mjekët i kanë dhënë atij vetëm pak javë jetë.

Vajza e vogël është tani në agoni dhe nuk reagon, ndërsa familjarët janë në pritje të më të keqes.

"Të gjithë ne mendonim se ajo do të vinte pas nesh, por s'mund t'a imagjinonim kurrë se vajza jonë e vogël do të ikte e para në botën tjetër"., thotë Ally.

Deri më tani, në emër të nënës dhe vajzës janë mbledhur 300 000 dollar për të bërë një ndërhyrje të fundit revolucionare, e cila nuk është testuar më parë. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2018, ora 16:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori