Më në fund një lajm i mirë për yllin e Kosovës (FOTO LAJM)

Talenti nuk diskutohet tek Edon Zhegrova. Sulmuesi i ri i krahut ka shumë futboll në këmbët e tij, por ka probleme karakteri. 20-vjeçari është i fiksuar pas rrjeteve sociale, ndërsa egozimi i tepërt e larguan dhe nga Genku që e huazoi te Baseli.

Aventura në klubin zviceran nuk ka qenë më e mira, pasi shtatshkurtri nuk po gjente veten dhe nuk po tregonte asgjë. Katër ndeshje që nga janari që u transferua dhe vetëm një sfidë si titullar. Ai e nisi nga minuta e parë ndeshjen ndaj Grasshoppersit. Kosovari luajti 75 minuta dhe duket se bëri mjaft mirë, pavarësisht se sfida përfundoi 0-0.

Blicku e ka përfshirë shqiptarin në formacionin e javës. Një lajm i mirë për Zhegrovën që mund ta motivojë të stërvitet dhe të luftojë më shumë. Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës ka shumë cilësi, por shpresojmë të mos kemi një Avdijaj të dytë. Një tjetër shqiptar është dhe Kemal Ademi. Zvicerani i Xamax-it që luan në një ekip me Arbnor Fejzullahin. /albeu.com/

Shtuar më 15/04/2019, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori