Me kë i ndan problemet në çift Hygerta Sako? Moderatorja do ju surprizojë (FOTO LAJM)

“Wake Up” solli një diskutim i cili lindi pas raportit të fundit të “Bright Side” lidhur me 9 tema të cilat nuk duhet t’i diskutojmë në familje për të mos i shqetësuar ata nga ana emocionale.

Lidhur me këtë temë, ish-Missi Hygerta Sako ka treguar se problemet e saj i ndan me mamanë.

“Në përgjithësi problemet në çift i ndaj me mamanë, pasi kam një marrëdhënie shumë të ngushtë me të, por në mënyrë të limituar dhe ndaj ato probleme që lidhen me mentalitetin që ajo është rritur në mënyrë që t’i konceptojë pa i ndikuar keq”, u shpreh Sako.

Në vijim mes humorit Hygerta tregoi dhe detajin se në 8-vjeçare shokët e klasës krijonin situata për të qeshur me emrin e saj, pasi nuk e thërrisnin as Gerta, por “Hyr” ose “Dil”.

Sako ka treguar gjithashtu se në momentin që gabon rreth një vendimi është e vështirë ta ndash me familjen duke qenë se ata do të thonë gjithmonë frazën “Të thamë, por s’na dëgjove”.
Shtuar më 10/10/2020, ora 08:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori