Më të paguarit në Serie A, më të "varfërit" në Europë (FOTO LAJM)

JUVENTUS: Carlos Tevez - 69.000 sterlina/javë
Pëlqej
Vit pas viti Serie A zhytet akoma më shumë në krizë. Kampionati që dikur i jepte tonin futbollit europian dhe atij botëror tashmë është kthyer në një ligë të dorës së dytë. Përveç yjeve të larguar këtë e tregon edhe niveli i pagave të futbollistëve.

Sipas asaj që shkruan "La Gazzetta dello Sport", Serie A shpenzon 500 milionë sterlina më pak krahasuar me vitin 2011 përsa i përket pagave të lojtarëve.

Futbollisti më i paguar në Serie A është Daniele De Rossi me 100 mijë sterlina në javë, ndërsa një talent si Paul Pogba merr vetëm 23.000. Kujtojmë që në 2009-ën Samuel Eto'o fitonte 169 mijë sterlina në javë te Inter.

Krahasuar me Premier League-n dhe Bundesliga-n Serie A është shumë prapa: Wayne Rooney fiton 300 mijë sterlina në javë, Falcao 149 mijë, ndërsa Messi fiton 313 mijë dhe . /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori