Mediat angleze: Arsenali shkarkon Artetan, njihuni me pasuesin e tij

Humbja nga Evertoni me rezultat 2-1 pritet t'i kushtojë me humbjen e vendit të punës trajnerit spanjoll Mikel Arteta.

Arsenali nën drejtimin e Artetas është duke u zhytur në një periudhë tejet negative te rezultateve dhe si pasojë renditet në vendin e 15-të në Premier Ligë me vetëm 14 pikë të mbledhura pas 14 xhirove të zhvilluara.

Sipas asaj që raporton "Sky Sports News" në Angli, drejtuesit e klubit do ta shkarkojnë Artetan dhe në vend të tij do të emërohet ish-trajneri i WBA, Slave Bilic.
Shtuar më 19/12/2020, ora 23:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori