Mediat e huaja jehonë tifozëve të Skënderbeut (FOTO LAJM)

Skuadra e Skëndërbeut luajti sfidën e dytë në Europa League përballë Lokomotiv Moskës në Rusi. Djemtë e drejtuar nga Mirel Josa, pavarësisht rezultatit zhvilluan një ndeshje shumë të mirë.

Mirëpo, pavarësisht gjithçkaje, mediat e huaja I kanë bërë jehonë paraqitjes së kampaionëve të Shqipërisë por më tepër tifozëve që ishin prezent në stadiumin “Lokomotiv

“Vetëm 12 kokëfortë e rebelë të fuqishëm, mbështetës të skuadrës së Skënderbeut të Korçës, kanë ndërmarrë udhëtimin prej 2 000 milje, nga Shqipëria drejt Rusisë, për të parë ditën e enjte ekipin e tyre të zemrës të mundet 2-0 nga Lokomotiv Moscow, në ndeshjen e dytë të vlefshme për fazën e grupeve të Europa League, pikërisht për Grupin H”.

Pikërisht kështu e ka përshkruar e përditshmja famoze britanike, “Daily Mail” aksionin e ndërmarrë nga tifozëria e ekipit kampion të Shqipërisë./A lbeu.com/
Shtuar më 03/10/2015, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori