Mediat serbe i gëzohen humbjes së Shqipërisë (FOTO LAJM)

Shqipëria pësoi humbjen e parë në kualifikimet për Evropianin "Francë 2016" duke u mposhtur me rezultat minimal 1:0 kundër Portugalisë. Kjo humbje ka gëzuar mediat serbe.

“Portugalia nënshtron Shqipërinë: Ronaldo me shokë heshtin Elbasanin në minutën e 90”, shkruan portali serb Telegraf.rs.
Kurse, portali tjetër serb “B92” shkruan: “Veloso hesht Elbasanin.”.

“Shqipëria tani duhet të mposht Serbinë: Portugezët heshtin Elbasanin në minutën e 92-të”, ishte titulli i “Kurir”.

Ndërsa, portali Blic.rs shkrimin për humbjen e kuqezinjve nga portugezët e ka titulluar: “Portugalia pikëllosh Shqipërinë”. /Albeu.com/
Shtuar më 08/09/2015, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori