Merkato, 11 sukseset dhe dështimet e Sir Alex (FOTO LAJM)

Blerjet më të suksesshme: Eric Cantona
Sir Alex Ferguson ka qenë promovuesi më i mirë i talenteve të akademisë dhe blerjes së tyre. 38 titujt që fitoi në "Old Trafford" nuk do ishin të mundur pa merkaton e menaxherit skocez, i cili vlerësohet si një prej nuhatësve më të mirë të merkatos në Europë.

Blerjet e tij të suksesshme nisën me Eric Cantona, për të përfunduar me Van Persie-n. Sigurisht ka pasur edhe dështime që nisin me kamerunasin Djemba-Djemba, të cilin e mori nga Nantes në vitin 2003. Të gjithë e mbajnë mend dështimin e Forlan apo Taibit dhe Kleberson.

Obertan e Bebe janë të fundit blerje që nuk funksionuan në "Old Trafford".

Ndoshta nuk e dinë të gjithë, por Ferguson ka blerë edhe djalin e Yohan Cruyff-it të madh. Jordi Cruyff u transferua nga Barcelona, por në 45 ndeshjet e tij me "Djajtë e Kuq" nuk iu afrua për asnjë moment të atit. /albeu.com/


Shtuar më 09/05/2013, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori