Merkato LIVE: 4 lëvizjet që po përgatiten (FOTO LAJM)

KAKA - MILAN
Kaka - Allegri
09.10 - Sipas shtypit anglez Tottenham kërkon me çdo kusht spanjollin e Chelseat Juan Mata dhe është gati të paguajë për të 35 milionë sterlina, çka do ta bënte blerjen më të shtrenjtë për klubin londinez, që më parë ka blerë për 30 dhe 26 milionë sterlina Erik Lamela dhe Roberto Soldado.

09.03 - Drejtori Sportiv i Romës, Walter Sabatini, do të jetë nesër në Milano për të mbyllur transferimin e Marquinho. Braziliani është në shitje dhe kushton 4 milionë euro. Për të interesohen si Inter ashtu edhe Juventus.

08.55 - Juventus dëshiron ta sjellë Në Torino, në këto orë të fundit të merkatos, belgun e Cagliarit Radja Nainggolan dhe drejtuesit e "Zonjës së Vjetër" po mundohen të bindin presidentin Cellino.

08.49 - Adriano Galliani është gati të fluturojë për Në Madrid për të mbyllur me Real Madrid transferimin e Ricardo Kaka te Milan. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2013, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori