Merkatoja e verës, ja "Kombëtarja" e Superiores (FOTO LAJM)

Orges Shehi - Skënderbeu
Pëlqej
Të paktën këtë sezon nuk mund "të qahemi" për cilësi. Po, pasi si asnjëherë tjetër në këto vite të fundit, kampionati shqiptar do të ketë në përbërjen e vet më shumë se një skuadër lojtarësh që luajnë ose kanë qenë pjesë e ekipit tonë përfaqësues. Një gjë e tillë natyrisht rrit ndjeshëm jo vetëm shikueshmërinë, por edhe interesin e tifozëve karshi skuadrave të tyre, shkruan "Panorama-Sport".

E nëse Kukësi do të afrojë edhe Emiliano Vilën, me të cilin është në kontakte të vazhdueshme (por nuk është çudi që lojtari të zgjedhë edhe ndonjë skuadër tjetër të Superiores, varet se ku do marrë ofertën më të mirë), atëherë për edicionin 2014- 2015 në elitën e futbollit shqiptar do të luajnë plot 12 futbollistë që janë pjesë e skuadrës që drejton aktualisht trajneri italian, Gianni De Biasi.

Pavarësisht se teorikisht asnjëri prej emrave të mëposhtëm nuk është zgjedhje e parë e teknikut kuqezi, vlen të theksohet se në vitet e fundit ata kanë qenë gjithnjë në spektrin e Kombëtares, natyrisht për vlerat e padiskutueshme që kanë treguar te skuadrat ku janë aktivizuar. /albeu.com/








Shtuar më 04/08/2014, ora 14:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori