Messi bën realitet veprën artistike të 6 viteve më pare (FOTO LAJM)

Messi mund të bëjë gjithçka. E gjithë bota e futbollit e ka kuptuar që nuk ekziston e pamundura për gjeniun e Barcelonës. E kush di ta kishte besuar që Leo do t’i jepte jetë një piktore të realizuar 6 vite më parë!

Artisti, në këtë rast, nuk është argjentinasi, që në të vërtetë ka realizuar shumë “vepra arti” në fushën e blertë, por grafisti Suhas Nahian. Messi ka qenë thjesht një inspirim për kreativitetin e Suhas 6 në vitin 2013, që realizoi një kuadër që tregon “Pleshtin” të ndjekur nga 5 lojtarë me fanellën bardhejeshile, në tentativë për ta ndalur.

Të dielën e kaluar, në ndeshjen e La Ligas mes Betisit dhe Barcelonës, e fituar 1-4 nga “blaugranat” me tregolësh të argjentinasit, është riprodhuar në të gjallë pikërisht vepra e realizuar 6 vite më parë nga Suhas Nahian: lojtarët Betisit me fanellat bardhejeshile, tentojnë ta ndalin numrin 10 të Barcelonës në çdo mënyrë (me sparkatë, duke e mbajtur nga fanella…). Por ai sërish arrin t’i drbilojë, ashtu sikurse paraqitej në veprën e Suhas. Arti është bërë realitet, vetëm një futbollist legjendë si Lionel Messi mund t’ia dilte mbanë.
Shtuar më 21/03/2019, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori